Flash News

E-TJERA

Përplasjet në PD, reagon Yuri Kim: Ata që nxisin dhunën do të mbahen përgjegjës

Përplasjet në PD, reagon Yuri Kim: Ata që nxisin dhunën do

Vjen reagimi i parë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës lidhur me incidentet e shënuara në selinë e PD pak para nisjes së protestës së thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim në një mesazh në rrjetet sociale ka dënuar incidentet e shënuara në seli dhe u bën thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën.

"Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës", thuhet në deklaratën e Yuri Kim.

 

Të fundit