Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasja fizike e protestuesve me Roland Bejkon, reagon PD: U dhunua vetëm se mendon ndryshe nga Berisha

Përplasja fizike e protestuesve me Roland Bejkon, reagon PD: U dhunua

Vjen reagimi i parë nga Partia Demokratike pas përplasjes fizike të sekretarit për Pushtetin Vendor të PD, Roland Bejko teksa po tentonte të hynte në seli nga protestuesit e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha.

Sipas PD, Bejko u dhunua vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha.

“Dhuna e mercenarëve të Sali Berishës ndaj anëtarit të Kryesisë qendrore të PD Roland Bejko, është fytyra e Sali Berishës, që frymëzon dhunë, ushtron dhunë dhe pengon një sekretar të PD të vijë në seli në një mbledhje pune.

E papranueshme që dhunohet një demokrat i orëve të para, nje demokrat i ndershëm me kontribute 30 vjeçare në këtë parti. Roland Bejko u dhunua sot vetëm se mendon ndryshe nga Sali Berisha, vetëm se nuk i shërben interesit të Sali Berishës,  vetëm se ka vendosur ti shërbejë interesit të demokratëve dhe PD”, thuhet në reagimin zyrtar të PD.

Të fundit