Flash News

E-TJERA

Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen në GJKKO: Mos je ti personi që vrau ish-deputetin Fatmir Xhindi?

Petrit Qoli pyet Skerdi Tasen në GJKKO: Mos je ti personi që vrau

Në GJKKO po zhvillohet këtë të martë seanca e radhës për dosjen “Plumbi i Artë”.

Bashkëpunëtori i drejtësisë Skerdi Tase është pyetur nga Petrit Qoli në sallën e gjyqit për dosjen “Plumbi i Artë”. Qoli e ka pyetur Tasen nëse është ai personi që ka ekzekutuar ish-deputetin Fatmir Xhindi në vitin 2009.

'Mos jeni ju personi që keni qëlluar ndaj deputetin Fatmir Xhindi? Sepse ju keni thënë që të gjithë personat i keni qëlluar kanë qenë në 5m distancë, dhe Xhindi është vrarë nga kaq distancë? A shihni mirë nga sytë afër larg, se unë psh nuk shoh as afër as larg, dhe asnjëherë s’keni qëlluar në shenjë si ka mundësi?", tha Qoli.

Por, Gjykata i refuzoi përgjigjen për pyetjet me argumentin se nuk ishin objekt i temës.

 

Të fundit