Flash News

E-TJERA

Pezullimi i fluturimeve, kontrollori paralajmëron kolegen live: Bëhu gati, do arrestohesh nga policia

Pezullimi i fluturimeve, kontrollori paralajmëron kolegen live: Bëhu

Andel Trebicka, kontrollor, pjesë e Sindikatës së Kontrollorëve ka paralajmëruar kolegen e tij live nga emisioni opinion, Flora Ndreca se do të arrestohet nga policia sapo të dalë nga transmetimi, për shkak se bashkë kontrollorë të tjerë është bërë pjesë e grevës.

“I them Florës të bëhet gati se do ta arrestojë policia, ka nisur të arrestojë kolegët një nga një. këtru te ne ka ardhur policia për presion, një tjetër e kanë thirrur në Tiranë. Kjo është në vazhdën e asaj që tha zonja Balluku, grusht shteti që po na kërcënon sikur është Erdogani”, tha kontrollori.

Më herët, policia ka shoqëruar një nga kontrolloret e trafikut ajror që ishte pjesë e grupit të kontrollorëve që deklaruan paaftësinë e përkohshme, duke pezulluar kështu fluturimet në aeroportin e Rinasit.

Mësohet se kontrollori i shoqëruar është identifikuar si Muhni Mezini. Ai është thirrur në polici pasi ka përfunduar turnin dhe është një nga 5 kontrollorët që ka shprehur paaftësinë për të kryer detyrën për shkak të stresit.

Të fundit