Flash News

E-TJERA

Pipero: Në prill pritet rritje e infektimeve, shkak festa e verës dhe aktivitetet politike

Pipero: Në prill pritet rritje e infektimeve, shkak festa e verës dhe

Infeksionisti i njohur Pëllumb Pipero parashikon se gjatë muajit prill pritet të ketë një rritje e numrit të infeksioneve.

Në një intervistë për ABC, mjeku thotë se kjo vjen si pasojë e grumbullimeve në aktivitetet politike e festive.

Po ashtu, ai shton se kjo rritje nuk pritet të zgjasë, pasi në fund të muajit, pritet që numri i rasteve të pësojë rënie.

Mendoj që për shkak të ekspozimit në disa aktivitete publike si festa e verës, apo aktivitet politike për shkak të fushatës elektorale, në gjysmën e parë të prillit do kemi rritje të numrave. Fundi i prillit do na gjejë me shumë më pak pacientë në spital”, shprehet ai.

Pavarësisht se kemi një ulje të ndjeshme të pacientëve në spitalet Covid, apo edhe urgjencave, të sëmurët atje janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Për Piperon virusi tashmë po paraqitet më agresiv, kryesisht tek moshat e reja.

“Edhe pse intensiteti i pandemisë ka rënë, rastet janë më të rënda. Ndoshta edhe për shkak të një agresiviteti të shtuar të virusit në moshat e reja”, deklaron ai.

 

Të fundit