Flash News

E-TJERA

Pishinë dhe 8 godina pa leje në oborr, arrestohet pronari në Kukës

Pishinë dhe 8 godina pa leje në oborr, arrestohet pronari në

Një shtetas është arrestuar nga policia në Kukës, pasi dyshohet për ndërtim të paligjshëm në territorin e Bashkisë Tropojë.

 Në oborrin e banesës së tij janë konstatuar 8 objekte dhe një pishinë në ndërtim e sipër, të gjitha pa leje ndërtimi.

Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për 8 objekte me përmasa 10×6 metra, të ndërtuara mbi kolona betoni, me mure tulle me ngjyrë të kuqe dhe mbuluar me soletë 1 pishinë në ndërtim e sipër.

Njoftimi i Prokurorisë:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës u arrestua shtetasi R.Gj., nën hetim për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm’ parashikuar në nenin 199/a, paragrafi 4, i Kodit Penal.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.509, datë 08.09.2025, pas referimeve të policisë së shtetit, në vendin e quajtur lagjja “Gjomakaj”, (fshati Llugjaj), Njësia Administrative Llugaj, Bashkia Tropojë u konstatuan 8 objekte dhe një pishinë në ndërtim e sipër të cilat ndodheshin brenda rrethimit të banesës së shtetasit R.Gj.

Këto objekte janë me përmasa 10x6m të ngritura mbi kolona betoni dhe të rrethuara me mur tulle me ngjyrë të kuqe dhe solete sipër.

Objektet e ndërtuara dhe pishina ndodhen brenda rrethimit të baneses së shtetasit R.Gj. dhe rreth e përqark objekteve ka materiale ndërtimi si zhavorr, tulla etj. Veprimet hetimore mbi këtë çështje vijojnë.

Të fundit