Flash News

E-TJERA

Pjesë e aktit terrorist të Nisës në 2016-ën/ Arrestohet 29-vjeçari nga Peqini, ndryshoi 4 herë emrin për t'iu shmangur policisë

Pjesë e aktit terrorist të Nisës në 2016-ën/ Arrestohet

Një 29-vjeçar nga Peqini i shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Caserta, Itali. Personi i vënë në pranga është shtetasi shqiptar Endri Blliku (Elezi), i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze.

"Ky shtetas akuzohet si bashkautor i sulmit terrorist të ndodhur në datën 14.07.2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”, Nice, Francë, ku një person i identifikuar si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke ngarë një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar atë përmes turmës së njerëzve që po ecnin rrugës së bulevardit ku po zhvilloheshin festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve. Gjatë kontrollit në kamion janë gjetur armë dhe municione. Shtetasi Endri Elezi dyshohet si personi që ka furnizuar me armë autorin e sulmit." thuhet në njoftimin e policisë. 

Mësohet se Endri Blliku, me qëllim fshehjen dhe shmangien nga kapja, ka ndryshuar disa herë gjeneralitetet e tij nga Endri Elezi në Juxhino Elezi, Xhino Elezi dhe përfundimisht në Endri Blliku.

Endri Blliku (Elezi), i akuzuar nga autoritetet franceze për “Pjesëmarrje në grup kriminal, “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve”, “Mbajtja pa leje e materialeve ushtarake”, aktualisht i arrestuar në Itali, është në pritje të procedurave të ekstradimit drejt Francës.

Të fundit