Flash News

E-TJERA

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 43-vjeçari për llogari të Italisë

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 43-vjeçari

Arrestohet në Tiranë, një 43-vjeçar, i dënuar në Itali, me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Sipas policisë, i arrestuari është Mersin Cenolli alias Ervis Cenolli, 43 vjeç, banues në Tiranë.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano në maj të këtij viti e dënoi me 5 vite e 1 muaj burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.

Të fundit