Flash News

E-TJERA

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, drejtori i Bashkisë së Kavajës i përfshirë në një plagosje të trefishtë në 2016-ën

Pjesë e rrjetit të trafikut të drogës, drejtori i
Saimir Kurti

Një prej të arrestuarëve si pjesë e rrjetit kriminal të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave është drejtori i Zyrës së Punës në Kavajë, Saimir Kurti.

Ky i fundit ka qenë i përfshirë në plagosje të trefishtë në vitin 2016 në Kavajë.

Përplasja me armë ndodhi për një vend parkimi në qendër të qytetit. Kurti plagosi me armë zjarri babë e bir, Eqrem dhe Erkid Kazazin, i cili ishte asokohe kryetar i Forumit Rinor të PD dhe një kalimtar të rastit.

Më herët, ai është akuzuar nga Partia Demokratike për kontrabandë të lëndëve narkotike, akuzë e cila u konfirmua nga ky operacion.

Të fundit