Flash News

E-TJERA

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e pjesshme, Nesho: Votë proteste ndaj qeverisë 'Rama'

Pjesëmarrja e ulët në zgjedhjet e pjesshme, Nesho: Votë

Diplomati Agim Nesho komentoi procesin e zgjedhjeve të pjesshme sot në 5 bashki të vendit.

Ai tha se pjesëmarrja e ulët e qytetarëve deri tani tregon qartë mosinteresimin e tyre për to.

I ftuar në Syri Tv, Nesho tha se mbajtja e zgjedhjeve të pjesshme vendore në disa prej bashkive, janë një justifikim nga ana e Kryeministrit Edi Rama për farsën elektorale të 11 majit.

"Zgjedhjet farsë të 11 majit, nuk i shikon si ndryshim sistemi, por sheh që shteti është i kapur. Bërja e zgjedhjeve lokale, duke tërhequr kryebashkiakë për t’i vënë në zgjedhjet e përgjithshme, ishte mënyra që Rama të justifikonte zgjedhjet e 11 majit por edhe një farsë zgjedhore.

Njerëz si Tërmet Peçi s’tërhiqnin njerëz në parlament, por i duhen njerëz si Vlora, Berati etj.., për të bërë certifikimin e farëses së 11 majit. Zgjedhjet në Shqipëri, proces që lidhet me papërfundimin e procesit të 11 majit. S’ka reflektuar kjo qeveri, pavarësisht raportit të rreptë të OSBE - ODIHR. Edhe pse opozita s’mori pjesë, si për të treguar se procesi i 11 majit ishte një farsë, por ka përkrahur elementë të pavarur, që kanë qenë në funksion  të ruajtjes së institucionit të zgjedhjeve të lira. Ky proces është në interes të popullit të vijojë.

Kemi parë një Vlorë, që ka një votë proteste pasi i sheh zgjedhjet që s’përfaqësojnë vullnetin e tyre. Kryeministri ka shkarkuar gjithë drejtorët e kryetarin e bashkisë. Kemi një votë proteste të papranueshme, që të mos jenë plastelinë e estetikës së kryeministrit. Nisin nga shpenzimet marramendëse 2 miliard euro të Rilindjes së parë.

Në Mat ku doli një përfaqësues tjetër politik shohim dy fenomene, një fenomen negativ që ka shoqëruar shoqërinë shqiptare, patronazhistët, që tregon se Rilindja s’shkëputet nga ideja e veprimtarisë së një bande, patronazhistët një bandë janë. Përfaqësuesja e PS, ka marrë pjesë në zgjedhje paralele me kandidatin  aprovuar nga Rilindja. Në berat funksionojnë të gjitha skemat e mëparshme.

Është pjesëmarrje e ulët e njerëzve që tregojnë mungesën e besimit të zgjedhjeve si institucion. Një regjim i konsumuar dita-ditës me skandale të jashtëzakonshme, këto zgjedhje janë bërë për hir të zgjedhjeve dhe elementeve që thamë", tha Nesho. 

Të fundit