Flash News

E-TJERA

Pjesëmarrja në zgjedhje, Celibashi jep të dhënat e fundit: Nuk janë përfundimtare

Pjesëmarrja në zgjedhje, Celibashi jep të dhënat e fundit:

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë të ditur në një konferencë për mediat nga KQZ se pjesëmarrja e shqiptarëve në këto zgjedhje deri tani rezulton të jetë 48.2 për qind.

Ai shtoi se rezultati zyrtar do të dalë pasi të jetë marrë i gjithë informacioni nga qendrat e votimit.

“Ka filluar procesi i numërimit në Pustec dhe ndërkohë është në përfundim procesi i dorëzimit të materialeve zgjedhore në vendet e numërimit të votave, KQZ po e ndjek këtë proces, procesi i transportit nga KQZ në KZQZ është në përputhje me procedurat, sa i përket pjesëmarrjes sipas të dhënave të sonduara është 48.2%.

Natyrshëm që rezultatin zyrtar do e kemi pasi të marrim informacionin nga të gjithë Qendrat e Votimit”, tha Celibashi.

 

Të fundit