Flash News

E-TJERA

Pjesëmarrje e ulët në 6 bashki/ Dibra mban kreun, zhgënjen Shkodra dhe Durrësi, sa votuan?

Pjesëmarrje e ulët në 6 bashki/ Dibra mban kreun, zhgënjen

Ora 19:00 shënoi edhe mbylljen zyrtare të procesit të votimit që u zhvillua në 6 bashki të vendit: Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje, Dibër dhe Shkodër.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë të dhënat e fundit të përllogaritura pas mbylljes së procesit zgjedhor. Ajo çka vlen të nënvizohet është pjesëmarrja e ulët e regjistruar në të 6 bashkitë e vendit, e cila ka qenë 30.33%.  

Shifrat janë raportuar nga 111 qendrat e votimit në 6 bashkitë, nga 942 qendra votimi që janë në total. Nga totali i 82.984 që është numri i përgjithshëm i votuesve të raportuar nga qendrat e votimit në këto bashki, vetëm 25.169 prej tyre kanë marrë pjesë në proces.

Sa i përket secilës bashki, situata është më zhgënjyese për Shkodrën që është edhe bastion i demokratëve dhe për Durrësin. Në Shkodër kanë votuar 29.11% e votuesve ndërsa në Durrës 26.27%.

Kreun e mban Dibra me 43.35% pjesëmarrje të votuese. Më pas vjen Vora me 40.33%, Lushnja me 35.96% dhe Rrogozhina me 30.92%.

Pjesëmarrje e ulët në 6 bashki/ Dibra mban kreun, zhgënjen

Të fundit