Flash News

E-TJERA

Pjeshkët me nikel, AKU: Nuk ka në tregun vendas, ishte dërguar i gjithi për eksport

Pjeshkët me nikel, AKU: Nuk ka në tregun vendas, ishte dërguar i

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas bllokimit të pjeshkëve me përmbajtje Nikeli nga autoritetet kroate.

Sipas AKU, në magazinat ku është treguar rodukti nuk ka më ngarkesa. Po ashtu, AKU njofton se produkti nuk është edhur për shitje në tregun vendas, por është dërguar i gjithi për eksport.

“Më datë 22.08.2025, Shqipëria është njoftuar nga Sistemi RASFF, në kategorinë Njoftim për refuzim në kufi me numër reference 2025.6367 me temë: “Nikel në pjeshkë me origjinë nga Shqipëria”, të njoftuar nga Kroacia.

Nga analizat e kryera në shtetin kroat, është konstatuar prania Nikel mbi normën e lejuar.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rasti i kaloi për ndjekje strukturave të Drejtorisë Rajonale të AKU Fier.

U krye inspektim në OBU eksportues, ku rezultoi se nuk ka gjendje të produktit në magazinat e tij.

Subjekti disponon sistem gjurmueshmërie, ku u verifikua se produkti është dërguar i gjithi për eksport dhe nuk është shpërndarë në tregun vendas.

Sasia prej 5562 kg pjeshkë janë dërguar drejt Kroacisë, ku dhe janë asgjësuar pas rezultatit të analizës laboratorike. Rasti iu referua dhe AKVMB për masa të mëtejshme.

AKU ka bërë edhe njoftimin përkatës mbi rezultatet e verifikimeve në kategorinë e njoftimeve RASFF”, njofton AKU.

Të fundit