Flash News

E-TJERA

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Shkodër, arrestohet babai dhe djali i tij mitur

Plagosën me thikë 33-vjeçarin në Shkodër, arrestohet

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy shtetas, babë e bir, të shpallur më herët në kërkim, për një plagosje të rëndë të ndodhur disa javë më parë në sheshin “Prek Cali”.

V. D., 43 vjeç, i akuzuar për veprën penale “Shtytja e të miturve në krim” dhe djali i tij 16-vjeçar, i akuzuar për veprat penale “Vrasje me dashje” në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se më 20 korrik, në sheshin “Prek Cali”, janë konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin P. G., 33 vjeç, dhe gjatë konfliktit, 16-vjeçari, në bashkëpunim me vëllanë e tij 14 vjeç, ka goditur me thikë 33-vjeçarin.

Veprimet procedurale për 16-vjeçarin dhe për 14-vjeçarin (pa përgjegjësi penale për shkak të moshës) janë kryer duke respektuar Kodin e Drejtësisë për të Mitur.

Të fundit