Flash News

E-TJERA

Plagoset me thikë 35-vjeçari në Mamurras: Ishte errësirë, nuk e dallova autorin

Plagoset me thikë 35-vjeçari në Mamurras: Ishte

Një 35-vjeçar në Mamurras është plagosur me thikë pranë banesës së tij.

I identifikuar si T. T., i plagosuri është dërguar në spital për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka deklaruar se për shkak të errësirës nuk e ka identifikuar personin që e ka goditur me thikë.

Ndërkaq, policia po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin kanë referuar materialet në Prokurori, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi kanë marrë njoftim se më datë 25.12.2023, në mbrëmje, në Fushë Mamurras, ishte dëmtuar me mjet prerës (thikë), afër banesës së tij, shtetasi T. T., 35 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale nga Policia, shtetasi T. T. ka deklaruar se për shkak të errësirës, nuk ka mundur ta identifikojë shtetasin që e ka goditur me mjet prerës. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton policia.

Të fundit