Flash News

E-TJERA

Plagoset rëndë minatori në Bulqizë, dërgohet me urgjencë në spital

Plagoset rëndë minatori në Bulqizë, dërgohet me

Të shumta kanë qenë incidentet e ndodhura në minierat e Bulqizës, ku në disa raste kemi pasur dhe humbje jete.

Së fundmi raportohet se një aksident është shënuar në një nga galeritë e një subjekti minerar në Bulqizë.

Sipas policisë lokale, ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme kur minatori Atli Alimani 55 vjeç gjatë punës është aksidentuar rëndë në këmbë.

Fillimisht aksidenti është pikasur nga minatorët e tjerë, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e minatorit të plagosur dhe e kanë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Bulqizës.

Sipas mjekëve, minatori kishte plagë të rënda në këmbë dh ky fakt i ka detyruar ta dërgojnë me ambulancë drejt Spitalit të Traumës për një mjekim më të specializuar.

Policia dhe grupi hetimor kanë nisur hetimet rreth kësaj ngjarjeje.

Të fundit