Flash News

E-TJERA

Plagosi me sende të forta të moshuarin, arrestohet 46-vjeçari në Mat

Plagosi me sende të forta të moshuarin, arrestohet 46-vjeçari

Policia e Matit ka vënë në pranga një 46-vjeçar, pasi akuzohet se për motive pronësie plagosi bashkëfshatarin e tij.

Sipas policisë, M.K. është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta L.S., 75 vjeç, banues në fshatin Zenisht, i cili si pasojë e dëmtimeve është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zenisht, po ndodhte një konflikt mes dy shtetasve menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë ndërhyrjes në kohë, është parandaluar përshkallëzimi i mëtejshëm i konfliktit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale shërbimet e Policisë, kanë kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasin M.K., 46 vjeç, banues në fshatin Zenisht, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Vetëgjyqësia”.

Shtetasi M.K., për motive pronësie, është konfliktuar dhe ka goditur me sende të forta shtetasin L.S., 75 vjeç, banues në fshatin Zenisht, i cili si pasojë e dëmtimeve është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Të fundit