Flash News

E-TJERA

Plagosja e 3-fishtë në Mamurras/ SHÇBA jep detaje: Vëllezërit Fufi i bënë pritë efektivëve, si nisi ngjarja

Plagosja e 3-fishtë në Mamurras/ SHÇBA jep detaje:
Foto ilustruese

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ka reaguar lidhur me konfliktin e djeshëm në Mamurras.

SHÇBA sqaron se tre shtetas kanë goditur me sende të forta, një punonjës policie, i cili në kushtet e vetëmbrotjes ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka kryer qitje të pakontrolluar duke plagosur dy kolegët e tij, punonjësit e policisë I.Z. dhe F.LL dhe një prej personave.

Këta të fundit janë jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi pasi punonjësit e policisë kanë kryer kontroll në ambjentet e një lokali në pronësi të një prej personave të përfshirë në konflikt, për aktivitet të paligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Gjatë ushtrimit të detyrës efektivët kanë hasur në kundërshtimin e N. V. (M.F), i cili është shoqëruar në ambientet e policisë, por pas sqarimit të situatës, personi është lënë i lirë.

Ndërkohë më pas, kur efektivët kishin ndërrruar turnet e shërbimit, dy vëllezërit Fufi i kanë dalë përpara punonjësve të policisë me qëllim goditjen me mjete të forta. Ndodhur para këtij fakti, efektivi David Madani ka qëlluar me armë.

Mbi efektivin dhe tre personat e tjerë të përfshirë në konflikt rëndojnë akuzat për “Goditje për shkak të detyrës”,  “Kanosje për shkak të detyrës” në bashkëpunim, “Plagosje e rëndë në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme” dhe “Plagosje e rëndë nga pakujdesia”.

Të fundit