Flash News

E-TJERA

Plagosja e 5 besimtarëve/ Rudolf Nikollaj ishte në kërkim nga policia, një muaj më parë qëlloi me thikë një tjetër person në Tiranë

Plagosja e 5 besimtarëve/ Rudolf Nikollaj ishte në kërkim nga

Rudolf Nikollaj 34 vjeç, i cili sot ne mesditë plagosi me thikë pesë besimtarë në xhaminë ‘Dine Hoxha’ te Rruga e Kavajës në Tiranë nuk është një emër i panjohur për policinë.

Një muaj më parë, në 11 mars, ai ishte shpallur në kërkim, pasi kishte plagosur 32-vjeçarin Robert Kurti, pas një sherri të ndodhur në terminalin e autobusëve të veriut në Tiranë.

Kurti u dërgua në spital, kurse autori u shpall në kërkim. Ndërkohë, sot, ai qëlloi këdo që i dilte para në xhami dhe la të plagosur pesë besimtarët, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, ai u ndalua nga besimtarët e tjerë deri në momentin që mbërriti policia në vendin e ngjarjes.

Të fundit