Flash News

E-TJERA

Plagosja e 51-vjeçarit me armë në Mirditë, arrestohet autori i dyshuar

Plagosja e 51-vjeçarit me armë në Mirditë, arrestohet

Pak orë pas plagosjes me armë zjarri të 51-vjeçarit Martin Prenga në Mirditë, policia arrestoi autorin e dyshuar të ngjarjes.

Bëhet fjalë për një 25-vjeçar me iniciale F.Gj., si dhe bashkë me u ndalua edhe një person tjetër.

51-vjeçari Martin Prenga u qëllua me armë mbrëmë në autostradën Rrëshen-Kukës, pas një sherri të çastit dhe ndodhet në spital jashte rrezikut për jetën. 

Nga hetimet e paraprake dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur në autostradën Rrëshen -Kukës, në Fan, Mirditë pas një konflikti të çastit të shtetasit M.P. me dy shtetas të tjerë të cilët janë shpallur në kërkim dhe punohet intensivisht për kapjen e tyre, por për shkak të hetimit, nuk bëjmë me dije  të dhëna të tjera për identitetet e tyre”, njoftonte policia në informacionin paraprak mbrëmjen e së premtes.

 

Të fundit