Flash News

E-TJERA

Plagosja e besimtarëve në xhami, Imzot Massafra mesazh kreut të KMSH: Shpresojmë të zbardhet ngjarja sa më shpejt

Plagosja e besimtarëve në xhami, Imzot Massafra mesazh kreut të

Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult monsinjor Angelo Masafra ka përcjellë një mesazh për Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu lidhur me ngjarjen e ndodhur mesditën e sotme në xhaminë e Dine Hoxhës në Tiranë ku kanë mbetur të plagosur disa besimtarë myslimanë.

Sipas Imzot Massafra-s ngjarja ishte tronditëse dhe shpreson që të zbardhet sa më shpejt në të gjitha detajet e saj.

Mesazhi:

Shumë i Nderuar Zoti Bujar Spahiu

Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë,

Lajmi i sulmit me thikë nga një individ në xhaminë e Dine Hoxhës në Tiranë ku kanë mbetur të plagosur disa besimtarë myslimanë na ka tronditur të gjithëve.

Duke shpresuar që ngjarja të zbardhet sa më shpejt në të gjitha detajet e saj, ju shprehim juve, e nëpërmjet jush, të plagosurve e familjeve të tyre, afërsinë e solidaritetin e të gjithë Kishës katolike në Shqipëri.

I lutemi Zotit për ju të gjithë, që po jetoni edhe muajin e Ramazanit, për të plagosurit, për komunitetin tuaj e të gjithë shqiptarët që paqja dhe e mira të mbretërojë në zemrat tona e që ngjarje të tilla të mos përsëriten më.

Zoti na bekoftë të gjithëve!

Mons. Angelo Massafra o.f.m.

Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Të fundit