Flash News

E-TJERA

Plagosja e besimtarëve në xhami, reagon Komuniteti i Myslimanëve: Të zbardhet ngjarja sa më parë

Plagosja e besimtarëve në xhami, reagon Komuniteti i Myslimanëve:

Reagon kreu i Komunitetit të Myslimanëve Shqiptarë, Bujar Spahiu pas ngjarjes së rëndë që ndodhi sot në mesditë në xhaminë ‘Dine Hoxha’ tek rruga e Kavajës, ku pesë besimtarë myslimanë u plagosën me thikë nga një 34-vjeçar.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Spahiu u bën thirrje organeve kompetente që të zbardhin ngjarjen sa më parë.

“U informova nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, dhe nëpërmjet medias, për ngjarjen e fundit në Xhaminë Dine Hoxha.

Sipas imamit Kalaja dhe besimtarëve dëshmitarë të pranishëm, një person i jashtëm ka hyrë nga rruga në xhami duke plagosur me mjet prerës besimtarët dhe personelin e pranishëm në xhami.
Fatmirësisht besimtarët e lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.
I lutemi Zotit për shërimin e tyre sa më të shpejtë.
Personi është në duart e forcave të rendit.
Kërkojmë nga organet përkatëse zbardhjen sa më parë të kësaj ngjarje e cila lëndoi besimtarët në këto ditë ramazani”, shkruan Spahiu.
 

 

 

Të fundit