Flash News

E-TJERA

Plagosja e dy efektivëve në Mamurras, policia sqaron ngjarjen, shpall në kërkim të afërmin e ish-deputetit Fufi

Plagosja e dy efektivëve në Mamurras, policia sqaron ngjarjen, shpall
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia ka dhënë versionin zyrtar mbi ngjarjen në Mamurras ku një patrullë në shërbim u përfshi në një konflikt, dhe për pasojë një nga policët plagosi dy kolegë dhe një nga personat e përfshirët në sherr.

Mësohet se patrulla me tre efektivë kanë tentuar të ndalojnë dy të rinj që udhëtonin me makinën e tyre, pasi kishin kryer manovra të rrezikshme dhe kishin kaluar kundravajtje. Në momentin që kanë kaluar policinë, ata nuk kanë ndaluar, në këtë kohë patrulla është vënë në ndjek të tyre duke mundur t’i ndalojë në qendër të Mamurrasit.

Pasi ata kanë hapur krahun dhe ndaluan, ndërsa disa persona të tjerë janë afruar pranë të rinjve.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se gjatë konfliktit një prej punonjësve të policisë ka nxjerrë armën dhe ka plagosur aksidentalisht dy kolegët e tij dhe njërin prej personave të përfshirë Nikoll Fufin.

Dy persona janë shpallur në kërkim nga policia e Kurbinit pas konfliktit, ndërsa një nga autorët e dyshuar, Nikollë Vorfi, është edhe i afërmi i ish deputetit Mëhill Fufi, por me mbiemrin e ndryshuar, i njohur edhe si Nikollë Fufi.

Në kërkim janë shpallur edhe Ndue Zefi e Gjon Fufi, të afërm të ish-deputetit të PD, i cili u plagos me armë ditën e zgjedhjeve të 2013-ës

Njoftimi zyrtar i policisë

Rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.

Një nga punonjësit e Policisë ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar dhe për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij  Ilir Zekaj dhe Flamur Lleja si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi N. V., të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Është krijuar menjëherë një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Specialistë të Hetimit në Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme dhe Specialistë të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, dhe nën drejtimin e drejtuesit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon puna intensive në vendin e ngjarjes, duke administruar çdo provë dhe po marrin dëshmi, me qëllim sqarimin në mënyrë të plotë dhe të gjithanshme të kësaj ngjarjeje.

Informacion më të detajuar do të japë Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në përfundim të veprimeve të para hetimore.  

Të fundit