Flash News

E-TJERA

Plagosja e sekretarit të PD-së në Kavajë, arrestohet tre autorët

Plagosja e sekretarit të PD-së në Kavajë, arrestohet tre
Foto ilustruese

Mbrëmjen e djeshme, policia ka arrestuar tre autorët e plagosjes së sekretarit të PD-së në Kavajë Bledar Okshtuni. Personat e arrestuar janë Ndriçim Jonuzi (Tahiri), Dorjan Troplini dhe Markel Shtylla.

Sipas policisë, Jonuzi akuzohet për "Armëmbajtja pa leje" dhe "Plagosja e rëndë me dashje", ndërsa dy të tjerët për "Moskallëzim të krimit".

Dy ditë më parë, Jonuzi ka plagosur me armë zjarri në këmbë Okshtunin. Ai bëri një reagim nga arratia, ku tregonte se ngjarja s'kishte motive politike, por ishte konflikt i momentit.

Të fundit