Flash News

E-TJERA

Plagosja e simpatizantit të PD, Meta paralajmëron Ramën nga Kavaja: Shqiptarit po i hyre në shtëpi të bën atë që s’të shkon në mendje

Plagosja e simpatizantit të PD, Meta paralajmëron Ramën nga

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar kryeministrin Edi Rama nga Kavaja, ku një simpatizant i PD u plagos në zyrën elektorale të kësaj partie pasditen e sotme.

Meta i ftoi qytetarët e Kavajës të ruajnë qetësinë, ndërsa paralajmëroi edhe drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu se nuk ka shaka.

Kam një paralajmërim, për kryeministrin e bandave të Shijakut dhe Dibrës. Të jetë gjaku i fundit për zgjedhje.  Ti jo kushtetutë që nuk njeh, por ti nuk i di as rregullat e shqiptarit se nuk ke gjak shqiptari, je vetëm shqipfolës.

Shqiptarit po i hyre në shtëpi të bën atë që s’të shkon në mendje, ti ke çuar rrugaçët për të hyrë në shytëpiunë e PD, që të dhunojnë opozitën në shtëpinë e tyre. I ke lëshuar banditët në të gjithë Shqipërinë. Ca i nxirre nga burgu me garanci për zgjedhjet.

Thirri mendjes para se të jetë vonë e para se të merren vendime historike. Leri qytetarët të votojnë të lirë. Boll e shkele kodin. Ti e dhunove marrëveshjen e 5 qershorit. Ke bërë me qindra krime zgjedhore këto ditë. Mos kujto se Kavaja dhe Shqipëria mund të dhunohen, ti fute kriminelët në politikë me dy tre emra. Ata drejtojnë cdo gjë.

Jemi bërë faqja e zezë e botës për qejfin tënd. 3 vjet na bllokove me atë të Fierit, tani dhe 5-6 vjet. Thellohu, reflekto dhe shko tek SPAKU dhe rrëfehu vetë! Me qetësi. 

I ftoj qytetarët të ruajmë qetësinë, shpresojmë që policia të ketë ndërhyrë, e ato motivet e dobëta ti lerë. Ardi Veliu leri motivet e dobëta, është serioze loja, nuk ka shaka,” tha Meta.

Të fundit