Flash News

E-TJERA

Plagosja e tre të rinjve në Athinë, arrestohet një shqiptar

Plagosja e tre të rinjve në Athinë, arrestohet një shqiptar

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e cila ndodhi mëngjesin e së shtunës në Athinë, ku tre të rinj grekë mbetën të plagosur me armë zjarri.

Ditën e sotme mësohet se autoritetet vendase kanë arrestuar një prej autorëve që dyshohet të jetë më origjinë shqiptare.

“Ai është një 33-vjeçar nga Shqipëria”,– shkruajnë mediat vendase.

Sipas informacioneve 33-vjeçari është bashkëpuntor me një tjetër shqiptar të përfshirë në ngjarje. për shkak të një konflikti të çastit, ata kanë qëlluar me armë zjarri drejt tre të rinjve grekë, njërit prej të cilëve plumbi i ka prekur kokën.

Sipas raportimeve vendase, dy shqiptarët janë të përfshirë në rrjetet kriminale që operojnë në zonën e “Gazit” të Athinës.

Të fundit