Flash News

E-TJERA

Plagosja me armë zjarri e 28-vjeçarit në Ksamil, në pranga autori i ngjarjes

Plagosja me armë zjarri e 28-vjeçarit në Ksamil, në pranga

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja e 28-vjeçarit në dhomën e hotelit në Ksamil.

Sipas policisë, është identifikuar autori i ngjarjes, Edison Vyzaj. Ngjarja ka ndodhur për shkak të pakujdesisë, ku Vyzaj ka qëlluar me armë zjarri pistoletë 28-vjeçarin Tauland Beqiri, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Ksamil, Sarandë

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme ku mbeti i plagosur me armë zjarri një 28-vjeçar.

Identifikohet dhe arrestohet autori i plagosjes.

Arrestohet 28-vjeçari nga Shkodra për plagosje nga pakujdesia.

Si rezultat i reagimt të shpejtë dhe veprimeve profesionale të kryera nga Grupi Hetimor u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Edison Vyzaj, 28 vjeç banues në Shkodër.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se rreth orës 20:45, në një dhomë hoteli në Ksamil, nga pakujdesia shtetasi Edison Vyzaj ka plagosur shtetasin Tauland Beqiri, 28 vjeç nga Këlcyra, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit pistoletë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit