Flash News

E-TJERA

Plagosja në Malësi të Madhe, arrestohen babë e bir

Plagosja në Malësi të Madhe, arrestohen babë e bir

Një 28-vheçar mbeti i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Malësi të Madhe.

Polica ka arrestuar sot dy autorët, babë e bir . B., 59 vjeç dhe S. B., 18 vjeç. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta mes të plagosurit dhe dy autorëve.

“Pas një konflikti për motive të dobëta mes shtetasve E. G., e A. K., me shtetasin S. B., ka mbetur i plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasi E. G., 28 vjeç.

Në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të konfliktit të ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Demiraj,  u arrestua shtetasit I babë e bir.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, gjatë konfliktit për motive të dobëta, kanë plagosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. G., 28 vjeç, nga fshati Demiraj, Malësi e Madhe, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të fundit