Flash News

E-TJERA

Plagosja në Vlorë, policia: Qëlloi veten, armën e hodhi në automjet

Plagosja në Vlorë, policia: Qëlloi veten, armën e hodhi

Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me plagosjen e një personi me armë zjarri ditën e somte. 

Në njoftimin zyrtar, policia sqaron se 37-vjeçari S. M., është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 Korriku”.

Policia ka sekuestruar armën e dyshuar, e cila ishte hedhur në një automjet pas ngjarjes.  

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më herët, lidhur me shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, i cili mbërriti sot në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore pasi ishte plagosur me armë zjarri, nga verifikimet e shpejta hetimore dyshohet se 37-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë, në ambientet e jashtme të një lokali, në lagjen “10 Korriku”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe arma e zjarrit (pistoletë), e cila dyshohet se është hedhur nga shtetasi S. M, brenda një automjeti, pas ngjarjes.

Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Të fundit