Flash News

E-TJERA

Plagosje me armë zjarri në Kombinat, arrestohet autori

Plagosje me armë zjarri në Kombinat, arrestohet autori

Një plagosje ka ndodhur në kryeqytet, në zonën e Kombinatit.

Pas një konflikti, mësohet se një person ka qëlluar me armën bashkëshortin e motrës, duke e lëën të plagosur. Ky i fundit ka marrë plagë në këmbë.

Autori është arrestuar, ndërsa motivi i konfliktit nuk dihet ende. Sipas informacioneve paraprake, të dy kanë qenë në gjendje të dehur.

"Rreth orës 15:40, në banesën e të dëmtuarit në rrugën “Llambi Bonata”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi M. T., rreth 41 vjeç, ka plagosur me armë zjarri kunatin e tij, shtetasin G. M., rreth 56 vjeç, i cili ndodhet në spital, aktualisht jashtë rrezikut për jetën", njofton policia.

Të fundit