Flash News

E-TJERA

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, transportohet në spital 59-vjeçari

Plagosje me armë zjarri në Shkodër, transportohet në spital

Plagoset me armë zjarri një person në Shkodër.

Sipas njoftimit zyrtar nga policia, A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, ka mbërritur i plagosur me armë zjarri në këmbë në spitalin e Shkodrës.

Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta.

Informacion paraprak

Rreth orës 16:15, në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi A. Z., 59 vjeç, banues në fshatin Guci, Shkodër, I cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në këmbë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

  

Të fundit