Flash News
Një plagosje me thikë ka ndodhur në kryeqytet.
Mësohet se pranë Kodrës së Priftit kunati ka plagosur kunatin me thikë pas një konflikti të çastit.
Sakaq, raportohet se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.12.2023, rreth orës 15:35, në SUT është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi S. H., 57 vjeç, banues në lagjen "Kodra e Priftit", i cili në banesë, gjatë një konflikti me kunatin e tij, shtetasin S. T., 57 vjeç, është dëmtuar në dorë, me mjet prerës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit.