Flash News
Shpërthim i fuqishëm në një bllok banesash në Hagë
Kthyen banesën në ‘fole’ pro*titucioni, 7 të arrestuar në Elbasan
Aksident në Byppass-in e Fierit, humb jetën pasagjeri, drejtuesi dërgohet te Trauma
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Aksident i rëndë në Kroaci, humb jetën një shqiptar
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak ditën e Shtunë (2 dhjetor) vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme me alternime të herëpasherëshme kthjellimesh e vranësirash.
Në veri dhe në jug do të jenë prezente reshje lokale shiu me intensitet të ulët ndërsa vijon të mbetet relativisht intensive era me drejtim nga kuadrati i jugut 2-9m/s, në bregdet arrin 13-20m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë. Temperaturat do të pësojnë rritje të lehte në të dyja vlerat.
Ditën e Diel (3 dhjetor) depërtimi i masave ajrore të lagështa do të bëjë që të kemi paqëndueshmëri, mot të vranët dhe reshje shiu me intensitet të ulët deri mesatar që nisin që në orët e para të 24 orëshit deri orët e mëngjesit.
Më pas reshjet lokalizohen në veri dhe në juglindje të vendit me intensitet të ulët në formën e shtrëngatave afatshkurtra lokale.
Temperaturat pësojnë rënie dhe era do të ulë intensitetin, 1-7m/s në brendësi të territorit dhe 10-14m/s në bregdet me drejtim jugperëndim-veriperëndim. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-4ballë.