Flash News

E-TJERA

Plas sherri në Athinë, qëllohet me thikë shqiptari

Plas sherri në Athinë, qëllohet me thikë shqiptari

Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë.

Një shqiptar i identifikuar si Artur Mitro, nga qyteti i Beratit, është konfliktuar në rrugë me dy persona identiteti i të cilëve ende nuk bëhet me dije dhe si pasojë ka mbetur i plagosur.

Mediat vendase shkruajnë se Mitro, është goditur disa herë me thikë dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmën e parë.

Policia mbërriti menjëherë në vend ngjarje por nuk mundi të arrestojë autorët të cilët janë shpallur tashmë në kërkim.

Sakaq, autoritetet po hetojnë për shkaqet e ngjarjes.

Të fundit