Flash News

E-TJERA

Platforma Europiane e Kujtesës dhe Ndërgjegjes dënon deklaratën e Bozos: Të kërkojë falje dhe të dorëhiqet

Platforma Europiane e Kujtesës dhe Ndërgjegjes dënon
Luljeta Bozo

Platforma Europiane e Kujtesës dhe Ndërgjegjes ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së inxhinieres dhe kandidates së PS-së, Luljeta Bozos.

Kjo e fundit u shpreh pak javë më parë se "Enver Hoxha dhe regjimi komunist kishte më shumë anë pozitive se sa negative".

PEMC shpreh shqetësimin, duke argumetuar se një deklaratë e tillë "njollos kujtesën e mijëra viktimave dhe bie ndesh me vlerat themelore demokratike si e vërteta dhe drejtësia”.

Gjithashtu shton se ajo që e shqetëson më shumë është se Partia Socialiste nuk u distancua nga fjalët e kandidates së saj.

Përmes një reagimi zyrtar, PEMC thotë që Bozo duhet të kërkojë falje dhe të japë dorëheqjen.

Platforma Europiane shton se “glorifikimi i çdo regjimi totalitar” nuk duhet të pranohet në jetën publike.

Të fundit