Flash News

E-TJERA

‘Plumbi i Artë’/ Talo Çela i shpëton ‘nga duart’, a u dekonspirua sërish operacioni i policisë?

‘Plumbi i Artë’/ Talo Çela i shpëton ‘nga

 Talo Çela, i shumëkërkuari nga policia ka shpëtuar sërish nga 'duart' e policisë.

Gjatë aksionit të RENEA-s sot në Elbasan dhe Peqin për të kapur të shpallurit në kërkim në kuadër të operacionit Plumbi i Artë janë ndaluar 10 persona, mes tyre edhe Kelmend Xhaferri, i njohur si krahu i djathtë i Suel Çelës, por jo Talo Çela.

Burime bëjnë me dije se policia kishte informacion për vendndodhjen e Talo Çelës dhe mendonin se e kishin lokalizuar, por sërish ai nuk është gjetur pas kontrolleve të kryera, megjithatë operacioni është ende në vijim.

Ky ishte operacioni i radhës, pas atij të bujshmit ku ranë në pranga persona të njohur të botës së krimit pas dëshmive të Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës të cilët bashkëpunuan me drejtësinë dhe rrëfyen krimet.

Kujtojmë se një ditë pas operacionit më 20 maj Agjencia e mbikëqyrjes policore çeli një hetim mbi dyshimet për dekonspirim ndaj gjithë oficerëve të policisë të përfshirë në këtë operacion.

 

 

Të fundit