Flash News

E-TJERA

“Po ju vjen radha”- Gjata: SPAK po i vë flakën gazetarisë

“Po ju vjen radha”- Gjata: SPAK po i vë flakën

Juristi Çlirim Gjata deklaron i bindur se gazetarët duhet të tremben nga SPAK, pasi sipas tij, mund të ndodhë që atyre me urdhër të këtij institucioni t’i shkojë Policia në banesë, si në rastin e gazetarit Elton Qyno.

Komentet Gjata i bëri në emisionin “Review” në Euronews Albania, ku tha se SPAK po i vë flakën gazetarisë.

 “Për gazetarët thjesht do të thoja, kambanë alarmi do të jetë rasti Qyno, sepse mënyra çfarë po ndodh, sundimi mbi gjithë organet e drejtësisë, të vijnë në shtëpi si Qynos. Duhet të trembemi, sepse të nxjerrësh një lajm si gazetar dhe të të vijnë në shtëpi, është vdekje e gazetarisë.

Në diktaturë të vjen radha gjithmonë. Gazetarët e kanë ngritur në qiell SPAK-un dhe SPAK po i vë flakën gazetarisë. Askush nuk pranon, shikoni si ka rënë besimi te reforma në drejtësi, në  40 %. Besueshmëria në gjithë reformën në drejtësi ka rënë”, tha Gjata.

 

Të fundit