Flash News

E-TJERA

Po kthehej nga puna, humb jetën në aksident 43-vjeçari shqiptar në Itali

Po kthehej nga puna, humb jetën në aksident 43-vjeçari shqiptar

Një 43-vjeçar shqiptar humbi jetën pasi u përfshi në një aksident automobilistik në autostradën A20 në zonën e quajtur Acquedolci në Itali.

Sipas mediave vendase, shqiptari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve edhe pse është transportuar me urgjencë në Poliklinikën e Mesinës me një helikopter shpëtimi.

Mësohet se ai ishte ishte pasagjer në një furgon me qira, i drejtuar nga një sipërmarrës nga zona e Nebroidit, teksa po ktheheshin pas punës në shtëpi.

Aksidenti ka ndodhur pranë Acquedolcit, ku furgoni është përplasur me një kamion që kishte ndaluar buzë të rrugës për shkak të një defekti.

 Shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar, ndërsa drejtuesit e dy mjeteve të përfshira kanë pësuar lëndime të lehta.

Të fundit