Flash News

E-TJERA

Po merrte 7 kg k*nabis me postë nga Kanadaja në Vorë, arrestohet 22-vjeçari

Po merrte 7 kg k*nabis me postë nga Kanadaja në Vorë, arrestohet

Policia e Tiranës arrestoi një 22-vjeçar, i identifikuar si Orgest Kurtaj, nga Shkodra pasi u kap pranë një dege postare në Vorë, duke marrë një pako me lëndë narkotike.

Policia njofton se droga vinte nga Kanadaja dhe se brenda pakos kishte 7 kg kanabis.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Operacione të njëpasnjëshme kundër trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa, me përqindje të lartë THC-je.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontinenti”. Sekuestrohen 7 kg Cannabis, trafikuar nga Kanadaja.

Kapet duke marrë pakon me lëndë narkotike, në një degë postare në Vorë, një 22-vjeçar, banues në Shkodër.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, në vijim të operacioneve policore me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC-je, finalizoi operacionin “Kontinenti”.

Në kuadër të operacionit, u vu në pranga shtetasi O. K., 22 vjeç, banues në Shkodër, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në Vorë, gjatë marrjes së një pakoje me 7 kg Cannabis me përqindje të lartë THC-je, të dyshuar të trafikuar nga Kanadaja.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit Z. M., për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të fundit