Flash News

E-TJERA

Po nëse Kushtetuesja e shkarkon? Meta paralajmëron: Ka edhe Gjykatë Evropiane

Po nëse Kushtetuesja e shkarkon? Meta paralajmëron: Ka edhe

Gjykata Kushtetuese shtyu dje seancën për të enjten. Pas 11 orësh diskutime Kushtetuesja nuk vendosi dot për fatin e presidentit Ilir Meta.

I ftuar në Fax News, Meta u shpreh se çështja në fjalë duhej të ishte trajtuar më herët duke qenë se i takonte Kuvendit të para një viti, ndërsa paralajmëroi se në çdo rast mund t’i drejtohet Gjykatës Evropiane, si institucion mbi atë Kushtetuesen.

“Është një çështje që nuk më intereson fare. Por si president i Republikës më intereson sepse ka të bëjë me institucionet. Ne kemi kërkuar që gjykata të shprehej deri në korrik kur i mbaronte mandati Kuvendit. Gjykata sa më shpejt duhet ta trajtonte këtë çështje sepse i takonte Kuvendit të kaluar. Kjo gjë nuk ndodhi dhe ne kemi këmbëngulur që kjo çështje të merrte drejtim sa më shpejt. Ne kemi gjykatë Kushtetuese por kemi edhe gjykatë Evropiane që janë mbi kushtetuesen”, u shpreh Meta.

Në seancën e djeshme pati një mosdakordësi sa i përket këshilltarit të Presidencës i cili deklaroi se gjyqtarëve të cilët kishin marrë në shqyrtim çështjen, iu kishte përfunduar mandati. Presidenca bëri dhe një kërkesë për shtyrje të seancës, gjë që u refuzua nga Kushtetuesja.

Të fundit