Flash News

E-TJERA

Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për të enjten

Shkarkimi i Metës, Gjykata Kushtetuese shtyn seancën për të

Mbyllet pa vendim seanca maratonë në Gjykatën Kushtetuese, ku u shqyrtua kërkesa për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Gjykata Kushtetuese vendosi që të shtyjë seancën për të enjten në orën 10:00.

Seanca u shty me kërkesë të Bledar Dervishajt për të njohur presidentin me përgjigjet e Kuvendit.

Më herët, mbrojtësi ligjor i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishi tha se procesi hetimor ndaj presidentit është jo ligjor dhe në shkelje të kushtetutës. Dervishaj u shpreh se Erind Mërkuri i zgjedhur nga parlamenti si ekspert i pavarur në komisionin hetimor, sot po merr pjesë në seancë si përfaqësues me autorizim.

Përfaqësuesja e mazhorancës Klotilda Bushka, tha se Mërkuri ishte aty ekspert konstitucionalist për natyrën e të drejtës.

Gjykata Kushtetuese zhvilloi sot një seancë publike maratonw, si pjesë e procesit që ajo ka nisur për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, të cilin shumica socialiste e akuzoi për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe se u përfshi duke u bërë palë në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kreu i Shtetit, siç dhe kishte paralajmëruar, nuk është paraqitur për të marrë pjesë, duke u përfaqësuar nga këshilltari i tij ligjor.

Që pas qëndrimit të Gjykatës Kushtetuese, për të mos u shprehur me një vendim lidhur me zgjedhjet vendore të 30 qershorit, “për moskompetencë” në trajtimin e një çështjeje të tillë, ai ka shprehur haptazi mosbesimin ndaj trupës së kësaj Gjykate.

Javën e shkuar Kreu i Shtetit i kërkoi zyrtarisht Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, nisjen e një procedimi disiplinor ndaj anëtares Fiona Papajorgji, duke ngritur dyshime për “shkelje të procedurave ligjore” për caktimin e saj si relatore e çështjes, si dhe duke e akuzuar se kishte shmangur pyetjet e ngritura nga Shoqata e Bashkive, në kërkesën për Opinion drejtuar Komisionit të Venecias.

Pak ditë më parë ai iu drejtua me një letër vetë Gjykatës, ku me tone kritike ngrinte shqetësimin për mungesë informacioni dhe transparence nga ky institucion, i cili, sipas tij, nuk u është përgjigjur të paktën dy shkresave zyrtare të tij.

Po ashtu Meta kërkonte që përfaqësuesit të tij t’i lihej në dispozicion një kohë e pakufizuar, ndryshe nga sa i është bërë e ditur se do të mund të ketë vetëm një hapësirë 60 minutëshe, sipas rregullores së Gjykatës.

Kjo rregullore, vinte në dukje kreu i Shtetit kishte hyrë në fuqi më 27 janar të këtij viti, pasi atij i ishte komunikuar ky afat kohor për mbrojtjen.

Nisma e shumicës për shkarkimin e presidentit Meta, u vu në lëvizje pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare, duke vlerësuar se ai kishte shkelur rëndë Kushtetutën para dhe gjatë procesit zgjedhor, “duke u bërë palë me opozitën apo duke nxitur gjuhën e urrejtjes dhe të dhunës”.

Të fundit