Flash News

E-TJERA

“Po përgatitet një skenar”, paralajmëron Meta: Dy zyrtarët e lartë të PS drejtojnë një grup kriminal të prekjes së votës

“Po përgatitet një skenar”, paralajmëron Meta: Dy

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar se do të qëndrojë në Vlorë deri një ditë pas zgjedhjeve për të garantuar votën e lirë, pasi sipas tij është e kërcënuar nga një "termet" si ai i Dibrës.

Në një intervistë për median lokale në Vlorë One tv, Meta thotë se sipas të dhënave që ka, në Vlorë po përgatitet i njëjti skenar që nuk do të tolerohet kurrë.

Do te jem ne Vlore deri me 26 prill sepse Vlora është e kërcënuar nga nje "termet" si ai i Dibres, pra nga prekja dhe vjedhja e votave, qe nuk do te tolerohet kurre.

Skenari i Dibres nuk eshte hipotetik por i faktuar.

E kam informuar z.Bujar Leskaj dhe z.Petrit Vasili se sipas te dhenave qe kam ketu ne Vlore po pergatitet i njejti skenar qe nuk do te tolerohet kurre.

Ky grup kriminal i prekjes se votes drejtohet nga Damian Gjiknuri dhe Afrim Qendro. Vlora eshte qendra e gravitetit te ndjenjave kombetare. Ketu nuk do ndodhe asnje skenar si ai i Dibres.

Mandatet e Vlores nuk do ti shkojne krimit te organizuar dhe as mafies se inceneratoreve.

Ju me pyesni pse Luan Rama takon qytetare me kapuçe ne koke ne Vlore sepse nese do te jete e vertete ky lajm besoj edhe Luani do te ishte me kapuç.

Jam ketu per tju garantuar se Vlora nuk i toleron tradhtaret dhe jam ketu qe te mos toleroj prekjen e votes nga askush”, thotë Meta.

Të fundit