Flash News

E-TJERA

Po peshkonte, 65-vjeçari bie në ujërat e lumit Buna

Po peshkonte, 65-vjeçari bie në ujërat e lumit Buna

Hashim Syla 65-vjeç nga Kosova teksa peshkonte ka përfunduar në ujërat e lumit Buna prej dy orësh, ndërsa trupi i tij nuk është gjetur ende.

Polumbarët janë duke vijuar kërkimet për gjetjen e trupit të pajetë.

Rreth orës 11:50, teksa peshkonte në bregun e lumit Buna, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit, shtetasi kosovar H. S., 65 vjeç, banues në Mitrovicë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”. Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, sqaron policia.

Të fundit