Flash News

E-TJERA

"Po të krahasohesh me Xhellalin lart je", Gazetari përplaset me Spiropalin: A mjafton betoni për të ngjallur shpresën?

"Po të krahasohesh me Xhellalin lart je", Gazetari përplaset

Gazetari Adrian Thano është përplasur me ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin gjatë një debati televiziv, teksa kjo e fundit po fliste për projektin e rindërtimit.

Thano tha se betoni nuk e rikthen shpresën, duke iu referuar largimit të shqiptarëve të arsimuar, dhe iu drejtua se ajo duhet të krahasohet me Europën dhe jo me ish-kryebashkiakun e Kamzës, Xhelal Mziun.

“Të sulmosh Rilindjen te pika e ndërtimeve dhe betonit është betejë e humbur. Është një tjetër që mua më shqetëson. Para dy ditësh lexova një studim ku thuhej se përveç se ikin masivisht shqiptarët, 40% janë ata të arsimuarit,, domethënë është Shqipëria e mendimit, ajo Shqipëri që juve në 2013 iu ka mbështetur fort dhe iu ka dhënë goxha vota se nuk është ajo Shqipëria militante. Domethënë a mjafton betoni për të ngjallur shpresën? Kjo është pyetja ime dhe kjo duket se është një betejë e humbur. Ju folët për burrninë në politikë. A janë mbajtur premtimet e 2013-tës, është një çështje që ha shumë diskutim. Kryeministri ishte në një masoneri në Shkodër dhe dilemës së fasonit që “unë zgjej punëtorë në Shqipëri me 300-400 mijë lekë” kryeministri iu përgjigj që të marrë nga Bangladeshi sepse vijnë punojnë këtu dhe nuk dinë shqip që të merren me thashetheme. Tani Elisa, po të krahasohesh me Xhellalin (duke iu referuar Xhelal Mziut) lart je, se Xhelali është kashtë dysheme. Por ne duam të krahasohemi me Europën.” tha Thano.

Të fundit