Flash News

E-TJERA

"Po tentonte të largohej", mediat spanjolle publikojnë pamje nga arrestimi i Lulzim Berishës

"Po tentonte të largohej", mediat spanjolle publikojnë pamje

Mediat spanjolle kanë publikuar pamje nga arrestimi i Lulzim Berishës.  Gjithashtu në lidhje më arrestimin ka reaguar edhe ministria e Brendshme spanjolle.

Në njoftimin e saj, ajo sqaron se autoritetet shqiptare këmbëngulën në rëndësinë e gjetjes së tij. Dhe pas hetimeve të para, kërkimet u përqendruan.

“Autoritetet shqiptare këmbëngulën në rëndësinë dhe prioritetin e gjetjes së këtij personi. Pas hetimeve të para, kërkimi u përqendrua në bregdetin Levantin, ku disa agjentë udhëtuan për javë të tëra. Menjëherë pas kësaj, një apartament në San Juan de Alicante u gjet ku mund të fshihej i kërkuari.

Në të njëjtin muaj dhjetor, ndërkohë që hetuesit kryenin vëzhgime diskrete në afërsi të urbanizimit, agjentët arritën të identifikonin një tjetër anëtar të organizatës që po përgatitej të zhvendoste të kërkuarin dhe me agjentët shfrytëzuan rastin për ta arrestuar atë”, thotë ministria Spanjolle.

Lulzim Berisha u arrestua këtë të enjte (14 dhjetor) në Spanjë në kuadër të operacionit të koduar “Sant Joan”.  

Ai ishte në kërkim prej dy vitesh nga drejtësia shqiptare dhe konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë.

Berisha njihet si truri i “Bandës së Durrësit”, një organizatë kriminale përgjegjëse për disa krime të rënda. Banda nisi të veprojë në Durrës prej vitit 1998, kur Lulzim Berisha, në bashkëpunim me Plaurent Dervishaj, Adriatik Colin, Klodian Saliun dhe Ilir Xhungën vranë me armë zjarri Dritan Sallakun.

Seriali i vrasjeve u bë edhe më i qartë kur në pranverën e vitit 2006 u arrestuan shtatë persona, mes të cilëve katër të akuzuar si vrasës me pagesë.

 

Të fundit