Flash News

E-TJERA

Tentuan të transportonin rreth 62 kg drogë me thasë, gjykata lë në burg shtatë trafikantët

Tentuan të transportonin rreth 62 kg drogë me thasë, gjykata

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shtatë të arrestuarit që u kapën me rreth 62 kg kanabis tre ditë më parë.

Ata u kapën teksa po transportonin me motorra drogën nga Vorë në Fushë-Krujë. Kanabisi ishte i paketuar në thasë.

Gjykata dha "arrest me burg" për: K. C., 39 vjeç, O. D., 44 vjeç, K. M., 20 vjeç, banues në Tiranë, G. L., 28 vjeç, banues në Dibër, A. Gj., 39 vjeç, G. S., 22 vjeç dhe A. S., 40 vjeç, banues në Krujë.

Autoritetet po punojnë për kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Mbi personat e arrestuar rëndon akuza për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike" kryer në bashkëpunim.

 

Të fundit