Flash News

E-TJERA

Po udhëtonte me skuter, përplaset për vdekje 38-vjeçari shqiptar në Itali

Po udhëtonte me skuter, përplaset për vdekje 38-vjeçari

Aksidentet me pasojë vdekjen a jo, nuk kanë të mbaruar. Një aksident fatal mësohet se ka ndodhur në Tezze sul Brenta, në Itali ku ka humbur jetën një 38-vjeçar shqiptar.

Aksidenti ndodhi pak para orës 08:00. Mediat italiane raportojnë se viktima, i cili lëvizte me skuterin e tij, është përplasur me një makinë që i vinte përballë.

Ndërkohë, një mjet tjetër e ka përplasur sërish, duke mos e shmangur dot shqiptarin, i cili ndërroi jetë në vend.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Të fundit