Flash News

E-TJERA

Policët civilë të armatosur në protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve

Policët civilë të armatosur në protestën e

Ndonëse në kundërshtim me ligjin, efektivë civilë janë parë të armatosur në protestat e qytetarëve në Durrës, sot në ditën e tretë kundër rritjes së çmimeve.

Siç duket nga këto pamje, një efektiv po shoqëron një protestues pranë Urës së Dajlanit në Durrës, ndërsa në brez i duket pistoleta që mban në brez.

Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili. Sipas tij persona civilë me armë në brez arrestojnë qytetarë të pafajshëm që protestojnë për bukën e gojës.

POSTIMI I PLOTË

Çuçi dhe Nano përgjegjësi shume e rende penale, po perdorin ne menyre mafioze policine!!

Horra civile naziskine me revole ne brez arrestojne ne emer te policise.

I bej thirrje publike Ministrit Bendi Çuçi dhe Drejtorit te Pergjithshem Gledis Nano te ndalojne urgjentisht arrestimet mafioze te protestuesve nga maskarenj civile pa asnje shenje identifikimi.

Edi Rama plasi syte dhe shikoje revolverin ne brez te horrave te policise, qe arrestojne qytetaret e thjeshte qe protestojne per buken e gojes.

Rama, Çuçi dhe Nano te vene nen kontroll histerine e dhunes te horrave me uniforme blu se po destabilizojne situaten ne menyre shume te rrezikshme.

SPAK ja ku i ke faktet vepro kundra palacove te pushtetit çfare pret më!

Rama, Çuçi dhe Nano po behen njèsh me dhunen ilegale dhe paligjshmerine dhe do te pergjigjen deri ne ne nje penalisht dhe personalisht perpara ligjit.

Të fundit