Flash News

E-TJERA

Protesta kundër rritjes së çmimeve, shoqërohen disa persona në Durrës

Protesta kundër rritjes së çmimeve, shoqërohen disa

Policia e Durrësit ka shoqëruar disa persona, pjesë e protestës kundër rritjes së çmimeve të karburantit, shërbimeve dhe produkteve të shportës.

Shkak për shoqërimin e disa personave është bërë pasi një pjesë e protestuesve kaluan me forcë ‘gardhin’ e krijuar nga policia te ura e Dajlanit, të cilët po i ndalojnë të mos bllokojnë autostradën Tiranë-Durrës.

Protesta kundër rritjes së çmimeve, shoqërohen disa

Më herët, protestuesit i kanë bërë thirrje policisë që t’i lejojnë të protestojnë pasi protesta e tyre është paqësore.

Kjo është dita e tretë e valës së protestave që po zhvillohen paralelisht në disa qytete të vendit si në Tiranë, Shkodër, Lezhë, Berat, Lushnje, Bulqizë etj.

 

Të fundit