Flash News

E-TJERA

Policia aksion në Fier për goditjen e grupeve të trafikut të drogës

Policia aksion në Fier për goditjen e grupeve të trafikut të

Policia e Fierit, në bashkëpunim me agjentët e antidrogës, ka intensifikuar kontrolle në brendësi të lagjeve dhe blloqeve të pallateve.

Operacionet synojnë goditjen e grupeve të trafikut të drogës, por edhe evidentimin e të rinjve përdorues, të cilët shpesh përdorin hapësira të izoluara pranë pallateve për konsum.

Këto veprime janë ndërmarrë si përgjigje ndaj shqetësimeve të banorëve, të cilët kanë denoncuar raste të përsëritura të abuzimit me lëndë narkotike në zonat e banuara.

Sipas burimeve një fokus të veçantë do të kenë edhe kontrollet në ambientet e shkollave.

Të fundit